Akademia Profesionale Elita

  • AL

Overview

  • Data e themelimit 07/09/2014
  • Sectors Edukim/Trajnim
  • Njoftime të publikuara 0
  • Shikime 317

Company Description

Akademia Profesionale Elita është qendër formimi profesional, e
cila ju përgatit konkretisht për profesionin apo fushën e
përzgjedhur nga ju.

Elita është cilësuar si institucioni i arsimit profesional më i mirë në Shqipëri nga një sërë personalitetesh dhe institucionesh. Pedagogët tanë janë nga mësimdhënësit më të kualifikuar dhe profesional në fushat e tyre dhe kjo për të siguruar cilësinë më të lartë të kualifikimit.

Institucioni ynë çdo vit ka sjellë ide të reja, kurse dhe degë me cilësi sa më të larta për të përgatitur profesionistët e së ardhmes Europiane. Mijëra studentë të kualifikuar në kurset 20 javore, 12 javore, 7 javore dhe disa ditore të cilët sot janë punësuar në kompanitë më të mëdha në Shqipëri dhe jashtë saj, qindra studentë tanët sot kanë marrë iniciativat për hapjen e bizneseve të reja dhe ojf-ve ku shumë nga ata i kanë zhvilluar bizneset dhe ojf-të e tyre përtej objektivave primarë. Dhjetra studentë të Elitës sot janë zgjedhur si këshilltarë bashkiak, deputet, drejtor drejtorish dhe në një sërë pozicionesh të tjera të rëndësishme në administratën publike por edhe në partitë politike në vend, shumë të tjerë vetëm prej kualifikimit te ne kanë gjetur suksesin e tyre jashtë Shqipërie. Koordinimi i leksioneve dhe shumëllojshmëria e tyre e cila ofrohet vetëm pranë Elitës siguron përgatitjen më të mirë profesionale të studentëve në fushën të cilën kualifikohen. Akademia Profesionale Elita është bërë mikpritëse e mijëra studentëve të të gjitha moshave dhe profileve që nga gjimnazistët të cilët duan të jenë një hap përpara shokëve të tyre deri tek mosha e cila ka dalë në pension dhe me përkushtim vazhdon ende përgatitjen.

Elita është konceptuar si një institucion i cili ofron arsimim në vazhdueshmëri.